Home / Arte / Ekspozita / Niko Dhales dhe Avni Delvina rikthehen pas 25 vjetësh me një ekspozitë të përbashkët

Niko Dhales dhe Avni Delvina rikthehen pas 25 vjetësh me një ekspozitë të përbashkët

Dy artistët e talentuar, Niko Dhales dhe Avni Delvina, rikthehen pas 25 vjetësh më një ekspozitë të përbashkët në Tiranë.

piktoret

Niko Dhales dhe Avni Delvina

Me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë, të dy artistët kthehen pas 25 vjetësh sepse kanë shumë eksperienca të reja artistike për na treguar përmes ekspozitës “25 vjet më pas”, me akuarele dhe grafika, e cila do të çelet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar më datë 25 shkurt, ora 18.00.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 1 mars.

Artisti Avni Delvina lëvron grafikën, i njohur në Shqipëri dhe në Itali, ku ka ekspozuar një seri grafikash me tematikë nga drama 50-vjeçare e komunizmit.pikture

Delvina thotë se pasojat e asaj periudhe ne i ndiejmë në çdo hap dhe në jetën e përditshme të sotme për cilën nuk ndihet shumë krenar, por “megjithatë unë përfaqësoj një familje patriote që gjithmonë i ka sytë nga Shqipëria dhe shpresoj se gjërat do të bëhen më mirë, pasi ne të kemi për të hedhur edhe disa hapa dhe do të kalojmë disa vjeçarë duke bërë restaurime”.

Niko Dhales është mjeshtri i peizazhit, jeton dhe ekspozon në Paris, në gjininë e akuarelit.

pikture1Është nga artistët e paktë të liçencuar për të pikturuar në Montmartre.

Piktori Niko Dhales në Shqipëri ka qenë i afirmuar si mjeshtër i peizazhit.

Ai ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Kthehet me shumë nostalgji pas 25 vjetësh me artin e tij në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.