AmerikaBota

McCain: Më vjen turp nga vendi im, Amerika

Senatori i Arizona, John McCain u shpreh në rrjetin CBS mbi konfliktin Rusi-Ukrainë duke theksuar se i vjen turp nga vendi i tij që nuk mund të ndihmojë njerëzit atje.

john-mccain“Më vjen turp nga vendi im, më vjen turp nga presidenti im dhe më vjen turp nga vetja që nuk kam bërë më tepër për t’i ndihmuar këta njerëz”… Senatori republikan i Arizonës, John McCain nuk mund të ishte treguar më i drejtpërdrejtë se kaq për të kritikuar rolin e luajtur nga Barak Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krizën e Ukrainës.

Në një intervistë për rrjetin CBS, duke habitur edhe prezantuesin Bob Shifer, John McCainnuk i kurseu akuzat edhe për Angela Merkel dhe Fransua Holond, të cilët sipas tij, nuk kanë arritur të ndalin Putinin.

“Besoj se kancelarja gjermane dhe presidenti francez kanë ligjëruar për herë të parë në 70 vjet copëtimin e një shteti europian. Kjo është e turpshme. Vladimir Putin nuk ka paguar për këtë. Ai do që Ukraina të mos jetë pjesë e Europës dhe po ia arrin qëllimit” tha ai.

Related Articles

Comente

  1. ….Po turp duhet te te vije ty e milionave amerikane…..qe per “inat te vjehrres…shkuat me mulligjiun”…Amerika eshte “ZOTI” i tokes ,ne toke, ajo eshte pergjegjesja kryesore per paqen globale, dhe çdo lloj ekuilibri tjeter boteror…Çfare duhet te prisni nga “esmeri hibrid”, qe barazon kryqezatat e pare 11 shekujsh, me krimet e ISIS ,sot….Qe burim te terrorizmit islamik ben,…”varferine dhe injorancen”,!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button