Muzike

Elhaida Dani në Eurovizion, por jo me “Diell”

Këngëtarja Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpall fituese e Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Elhaida-DaniNë një postim në rrjetin social Facebook, këngëtarja Elhaida Dani shprehet se ” mendoj se është e drejtë t’ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe me është komunikuar së fundmi. Këtë vit do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpalla fituese e FiK në dhjetor të vitit të kaluar”.

“Ky lajm do bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që t’ua komunikoj për herë të parë. Autori i këngës Diell, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015″, nënvizon Elhaida Dani

Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale dhe në dakordësi me RTSH, vijoi Elhaida, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , më është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësoj vendin tim ne Vjenë me një këngë të re.

“Urimi dhe dëshira ime është që ky vendim i papritur që më është bërë i ditur të mos sjellë pakënaqësi dhe polemika.Qëllimi mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do punojmë sa më shumë për ta arritur.

Elhaida Dani, me këngën “Diell”, u vlerësua në dhjetor të 2014 me çmimin e parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button