Rajoni

Juncker anulon takimin me Gruevskin

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ishte parashikuar të takohej me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski këtë të mërkurë në Bruksel.

juncker-anulon-takimin-me-gruevskin_hdPor, zëdhënësja e KE-së bëri të ditur se takimi është anuluar. Mina Adreeva tha se, “u ra dakord që kjo nuk ishte koha e duhur për t’u takuar”.

Situata në Maqedoni vazhdon të jetë e tensionuar, pasi lideri i opozitës Zoran Zaev ka publikuar disa përgjime që sipas tij dëshmojnë se qeveria ka kontroll të plotë mbi drejtësinë. Autoritetet e akuzojnë Zaev për konspiracion në bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjent.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button