Home / Kronika / Kronika e zeze / Makina del nga rruga, vdes 20-vjecarja

Makina del nga rruga, vdes 20-vjecarja

Një 20 vjecare ka mbetur e vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur makina në të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshortin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 02.00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Në afërsi të fshatit Haskovë, 10 km larg Gjirokastrës, makina me targë “GJ 1671 A” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 20 vjeçarja Aldona Bylykbashi, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Bykykbashi, bashkëshort i viktimës. 

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pasojë e të cilit mendohet të jetë shpejtësia jashtë normave të lejuara. 

Referuar burimeve nga policia lokale, vetëm gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur 6 aksidente të rënda, 5 prej të cilave në rrugë kombëtare dhe 7 në rrugë dytësore, ndërkohë që bilanci i aksidenteve është 12 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.