Home / Rajoni / Kroaci, policia ndalon familjen e Sanader

Kroaci, policia ndalon familjen e Sanader

Autoritetet kroate i kanë sekuestruar pasaportat bashkëshortes dhe vajzës së ish-kryeministrit Ivo Sanader, i cili u arratis nga Kroacia për t’i shpëtuar drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Sanader, Ivan Lovric, i cili gjithësesi ka saktësuar se pasaportat u janë kthyer më pas Marijana dhe Burna Sanader. 

Megjithatë, ka saktësuar avokati, policia nuk i ka lejuar ato të hynë në shtëpinë e tyre në Zagreb. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme kroate ka sqaruar se policia po vëzhgon banesën e Sanader në bazë të një urdhëri të gjykatës. 

Sanader u arrestua para disa ditësh në Austri në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga drejtësia kroate, e cila e akuzon për korrupsion dhe abuzim me detyrën. 

I marrë dje në pyetje nga prokurorët austriakë, Sanader ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se është viktimë e një komploti politik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.