roze

Ika, mami! Tani kam shtëpinë time.

Shumë njerëz mund të kalojnë jetën në punë dhe sërish ta kenë ëndërr një shtëpi të bukur. Kylie Jenner është vetëm 17 vjeç dhe sapo ka blerë një shtëpi prej 2.7 milionë dollarë.

1424780814kylie-shtepiaBanesa, rreth 1.500 metra katrorë, ndodhet në një nga zonat më të mira të Los Anxhelesit. Ajo ka një televizor gjigand, një pishinë, 5 dhoma gjumi, një kuzhinë të mahnitshme dhe shumë gjëra të tjera.

Kylie, e cila duket se ka dashur të shkëputet nga patronazhi i motrave më të mëdha Kim dhe Khloe Kardashian, thuhet se ka bërë shumë para me reality-n kushtuar familjes në fjalë.

Sipas mediave amerikane të showbiz-it, 17-vjeçarja ka siguruar 4 milionë dollarë për sezon.

Është paksa e çuditshme që një vajzë që nuk ka mbushur ende 18 të shkëputet nga familja për të jetuar në një zonë periferike, 38 kilometra larg zemrës së Hollivudit, ku zhvillohen dhe aktivitetet artistike ku ajo merr pjesë. Justin Bieber e provoi dhe nuk i pëlqeu shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button