Kronika e zeze

Treni godet veturën, vdes një 5-vjeçar

Një fëmijë, i moshës pesëvjeçare, ka humbur jetën mbrëmë, pasi vetura me të cilën po udhëtonte bashkë me familjen, është goditur nga treni. 

Aksidenti ka ndodhur në kalimin hekurudhor të rrugës që shpie nga Lipjani për në fshatin Gllogovc, të enjten rreth orës 19. 

Viktima është Besnik Krasniqi (2005) nga Lipjani, ka konfirmuar policia. 

Bajram Ademi, komandant në stacioni Policor të Lipjanit, ka thënë për mediat se një veturë e tipit “Passat”, me ngjyrë të zezë, me targa 566 KS 720, është goditur nga treni në një vendkalim, ku nuk ka laurë. 

“Treni ka goditur veturën “Passat” në pjesën e pasme të saj, ndërsa nga lëndimet ka ndërruar jetë një fëmijë. Barriera në atë pjesë të hekurudhës nuk ka, por nuk ka as shenja dhe kjo është një papërgjegjësi e hekurudhës, sepse po ndodhin raste fatale”, ka thënë Ademi, transmeton KD. 

Vetëm sivjet ky është rasti i tretë që aksidentohen veturat në vendin e njëjtë, ku mungon barriera mbrojtëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button