Bota

Të paktën 28 të vdekur nga stuhitë e dëborës

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në malet në veri të Afganistanit si pasojë e orteqeve të të shkaktuara nga reshjet e dendura të dëborës, njoftuan sot disa zyrtarë të autoritetit të menaxhimit të katastrofave.

stuhi-deboreSipas Mohammad Aslam Sayastold, zëvendëspërgjegjës i autoritetit afgan për menaxhimin e katastrofave, të paktën 22 persona kanë humbur jetën vetëm në luginën Panjshir, në veri të Kabulit, një bilanc që mund të rëndohet, sipas një zyrtari lokal që njoftoi për 31 të vdekur.

“Deri tani, 31 trupa janë gjetur në dëborë në tre rajone dhe 30 të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën dëborë”, theksoi Abdul Rahman Kabiri, guvernator i rajonit Panjshir.

“Ne kemi mbledhur 300 persona për të marrë pjesë në shpëtimin e personave të përfshirë nga orteqet, por nuk kemi pajisjet e nevojshme”, theksoi ai.

”15 persona janë shpëtuar, të ngrirë dhe të plagosur”,shtoi guvernatori.

Në Kabul, Sayastold nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë bilancin e njoftuar nga guvernatori, po ai shtoi se gjashtë persona të tjerë kishin humbur jetën si pasojë e orteqeve në rajonet e Bamiyanit dhe Badghis.

“Ne po marrim informacione dhe kemi dërguar tashmë ekipe shpëtimi në zonat e prekura nga orteqet dhe stuhitë e dëborës”, theksoi Sayastold.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button