Home / Europa / Anarkistët përgjegjës për sulmet në Romë

Anarkistët përgjegjës për sulmet në Romë

FAI ose Federata Joformale Anarkiste ka marrë përsipër përgjegjësinë për dy sulmet me bomba në dy ambasada në Romë. Një shënim që kishte mbetur në rrobat e një prej viktimave merrte përgjegjësinë për sulmet. 

Gjatë ditës së djeshme dy pako bombë të dërguara në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit shkaktuan plagosjen e dy personave. 

Incidentet në Romë ishin të ngjashme me ato të muajit të kaluar në Greqi. Militantët e ekstremit të majtë dërguan pako bomba në disa ambasada dhe në selitë e disa qeverive të huaja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: