Home / Bota / Besimtarët vërshojnë Betlehemin

Besimtarët vërshojnë Betlehemin

Mijëra turistë, pelegrinë dhe klerikë janë mbledhur në Betlehem, ndërsa qyteti i lindjes së Jezusit po përgatitet për të festuar Krishtlindjet. 

Pelegrinët ndezën qirinj brenda Kishës “Lindja e Krishtit”, të cilën të krishterët e identifikojnë si vendi kur para dy mijë vjetësh Jezusi lindi në një ahur. 

Policët palestinezë të vendousr përreth ishin përgjegjës për ruajtjen e rregullit. 
Kleriku kryesor i Kishës Katolike në tokën e shenjtë ka arritur në Betlehem, në një procesion tradicional nga Jerusalemi. 

Patriarku Fuad Tual do të mbajë meshën e mesnatës në kishë, që shënon edhe kulmin e festës në qytet. 

Numri i vizitorëve në Betlehem është rritur në vazhdimësi në vitet e fundit. 
Rreth 90 mijë vizitorë priten në qytet gjatë zezonës së Krishtlindjeve, ndërsa sipas shifrave të qeverisë izraelite vjet ishin 70 mijë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: