Kronika e zeze

Fier, furgoni përplas motorrin 1 vdes, tjetri plagoset

Një 51-vjecar ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur Zhupan. Viktima Faik Hoxha 51 vjec, i cili udhëtonte si pasagjer në një motorr është goditur nga një furgon, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër, c’ka ka bërë që drejtuesi i motorrit të humbë kontrollin dhe të përplaset në rrugë, ku më pas 51 vjecari është goditur në kokë nga furgoni me targa VL 4953C. Përreth një orë si pasojë e aksidentit është krijuar vështirësi në qarkullimim e automjetve, ndërkohë që 
efektivat rrugore të pranishëm në vendgjarje kanë bërë të mundur normalizimin e qarkullimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button