Home / Sporti / Sporti ne bote / Mourinho ndihet më i miri

Mourinho ndihet më i miri

Jose Mourinho insiston se është trajneri më i mirë në botë. ‘Special One’ e ka bërë këtë vetëvlerësim, pasi e udhëhoqi Interin drejt suksesit historik, duke fituar tre trofe, në vitin që po përfundon. 

Trajneri i Real Madrid i dha këto deklarata pasi trajneri spanjoll, Vicente del Bosque është favorit për ta fituar çmimin ‘Trajneri më i mirë i vitit’. 

“E votoj veten, e kam bërë zgjedhjen time. Kam bërë 11 muaj punë, kam drejtuar 57 ndeshje, kam fituar tre tituj, përfshirë edhe më të rëndësishmin nga të gjithë”, tha portugezi për Gazzetta dello Sport. – “Kam fituar gjithçka, nuk mund të bëj diçka më shumë se kjo”, vazhdoi ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.