roze

“Do jem Wolverine derisa të vdes”

Hugh Jackman ka deklaruar se nuk do të tërhiqet së shpejti nga roli i Wolverine që e ka bërë të famshëm dhe se shpreson që këtë rol ta interpretojë derisa të vdesë. Ai është bindur për këtë pasi ka parë filmin fitues të çmimit Oscar, ‘Birdman’.

1424858009wolverine-jackmanKy film tregon historinë e Riggan Thomson, një aktor hollivudian i famshëm për një rol superheroi, por që humbi shkëlqimin kur nuk e interpretoi më atë rol.

Duke folur për ‘E!’, Jackman deklaroi: “I thashë gruas sime që morali i filmit ‘Birdman’ është që unë nuk duhet të tërhiqem kurrë nga roli i Wolverine. Duhet të gjej mënyrën që ai rol të jetë imi derisa të vdes.”

Aktori australian e ka interpretuar për herë të parë Wolverine në vitin 2003, në filmin e parë ‘X-Men’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button