Kosova

Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm si shtete fqinje

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Robert Gelbard, ka deklaruar se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është i prirë për të bërë sensacione, porse akuzat e rënda që ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të hetohen. Ai ka thënë se akuzat ndaj kryeministrit Thaçi për trafikim organesh njerëzore janë serioze, dhe se ato nuk mund të anashkalohen.

Duke folur për bisedimet e mundshme Kosovë-Serbi, Gelbart tha se ato duhet tw jenw mes dy shteteve fqinje. Ai shprehu mirënjohje ndaj të dyja palëve, për siç tha ai, nevojën e treguar se ekzistojnë çështje praktike që duhet zgjidhur. Ai po ashtu përsëriti se akuzat e bëra ndaj kryeministrit Thaçi nuk do të kenë asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë së Kosovës.

“Akuzat e senatorit zviceran ndaj Thaçit nuk duhet të jenë pengesë në rrugën drejt zgjidhjes së çështjeve praktike të cilat janë në interes të ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës”, tha diplomati amerikan në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, edicioni në gjuhën serbe.

Ndërkaq, duke folur rreth marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, Gelbard tha se ato janë të mira, edhe pse sipas tij, mund të jenë edhe më të mira.

“Vizita e nënpresidentit Joe Biden dhe e sekretares së Shtetit, Hillary Clinton ka shënuar përparim në marrëdhënie dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Tani gjithashtu kemi edhe ndihmës sekretarin e Shtetit, Tom Countryman, i cili është i martuar me një serbe. Pra administrata e Presidentit Obama është e angazhuar dhe po punon në përmirësimin e këtyre raporteve, megjithëse ekzistojnë disa komplikime, para së gjithash preokupimet e Beogradit me Kosovën”. 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button