Politika

Kokëdhima: Opozita merret me shpifje dhe aludime

Deputeti i Partisë Socialise, Koço Kokedhima, ka akuzuar  opoziten se merret me shpifje dhe aludime, duke tjetërsuar çdo të dhënë dhe informacion në lidhje me personin e tij.

D3F1E0D6842207B9A5A54192924FE459Deputeti PS-së, Kokedhima doli sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar opinionin publik pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të tij. “Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se nga muaji shkurt i vitit 2014 nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Nga data 06.02.2014 i kam shitur të gjitha aksionet që kam pasur në këtë kompani, fakt ky që mund të vërtetohet fare lehtë nga QKR. Për kontratat e lidhura nga “Abissnet sh.a” me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimit të internetit, përpara se unë të zgjidhesha deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kohë kur unë isha aksionar i kësaj shoqërie, çdo gjë është bërë në mënyrë transparente, konform ligjit dhe çdo kontratë është lehtësisht e verifikueshme”.

“Kontratat, për të cilat aludon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha, në kohën kur unë nuk isha zgjedhur deputet. Partia Demokratike ka paraqitur sot pretendimin se shitja e aksioneve në shkurt të vitit 2014 është bërë me një kontratë jo noteriale. Unë ftoj të gjithë opinionin publik dhe në veçanti përfaqësuesit e opozitës, që të lexojnë ligjin për shoqëritë tregtare aksionare, i cili e shpreh fare qartë se shitblerja e aksioneve është e lirë dhe mund të bëhet në një nga format që parashikon ligji, siç kam vepruar unë dhe siç e ka konfirmuar edhe QKR, qe në datën 07.02.2014 ka njohur transferimin e pronësisë së aksioneve të mia tek aksionerët e tjerë”, theksoi Kokedhima, duke shprehur “keqardhjen se opozita merret me shpifje dhe aludime, duke tjetërsuar çdo të dhënë dhe informacion në lidhje me personin tim”.

Më herët, grupi parlamentar i PD-së ka dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, bazuar në Kushtetutën e vendit. Sipas tyre, mbështetur në fakte e dokumenta, pas një pune disamujore hulumtimi e hetimi, PD konstaton se deputeti Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Këtë e njoftoi PD nëpërmjet një deklarate për mediat bërë sot nga deputetja Jorida Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button