Home / Kronika / Vlorë, breshëri "pushton" qytetin

Vlorë, breshëri "pushton" qytetin

 Një breshër i jashtëzakonshëm “ka pushtuar” qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme. 

Kokrrat e breshërit në përmasa të mëdha kanë nisur në orën 19.55 dhe kanë vazhduar deri në orën 20.15, duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin në të gjitha akset rrugore. Për shumë minuta, qarkullimi pothuajse është ndërprerë edhe në bulevardin kryesor, i cili është mbuluar nga një shtresë e bardhë. 

Kjo dukuri është e rrallë për qytetin, jo vetëm për shkak të intensitetit të breshërit por edhe për përmasat e tij. Ajo është shfaqur e tillë, 10 vjet më parë në muajin nëntor të vitit 2000, kur kokrrat e mëdha të breshërit dëmtuan edhe mjaft automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.