ParlamentarePolitika

Zgjidhet sot anëtari i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së

Kuvendi mblidhet të enjten në seancën plenare të radhës, ku krahas shqyrtimit të disa pr/ligjeve pritet të zgjidhet anëtari i ri i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise13-525x350-121Denada Prifti, kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për këtë post, ishte e pranishme dje në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku paraqiti prioritetet e saj për këtë detyrë.

Rendi i ditës i seancës së sotme përfshin gjithashtu dhe diskutimin e pr/ligjit “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura”; ratifikimin e një marrëveshje me qeverinë e Islandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat, si dhe pr/vendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button