Home / Ekonomia / Tirana ndalet në Laç

Tirana ndalet në Laç

Tirana është ndalur në barazim 1-1 në Laç, duke e mbyllur vitin 2010 në vendin e 4 me 25 pikë.

Takimi filloi në mënyrën më perfekte për Tiranën që e gjeti avantazhin që në minutën e 14 të ndeshjes me anë të Pejiç, ndërkohë që pak minuta më vonë Osmani e la skuadrën në inferioritet numerik pasi u dënua me karton të kuq. Rezultati 1-0 në favor të Tiranës rezistoi deri në minutën e 86 të ndeshjes kur Laçi fitoi një 11 metërsh. Mile mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe arriti të mposhtë portierin Lika duke e cuar ndeshjen në 1-1.

Kastrioti ka përmbysur rezultatin përballë Bylisit duke fituar 2-1, në një ndeshje shumë të tensionuar. 

Alikaj me dy golat e tij ishte dhe protagonisti i fitores së krutanëve. Përveç humbjes, skuadra ballshiote është detyruar të mbyllë ndeshjen me 9 lojtarë pas daljes me të kuq të Gej dhe Gegës, protagonistë të sherrit mes futbollistëve në fushë. 

Ka fituar në këtë fundviti edhe Besa, që ka mundur 2-1 Shkumbinin duke u ngjitur në vendin e dhjetë me 15 pikë.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.