Kronika

Tritoli në Tiranë, arrestohen dy persona të tjerë

Muhedin dhe Pajtim Gjuta janë persona të tjerë që i shtohen listës së të dyshuarve si autorë të vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm dhe në shtëpinë e drejtuesit të policisë, Alfred Numani.shperthimi1

Ata janë arrestuar rreth orës 1:00 pas mesnate me udhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Nuk dihet ende roli i tyre në shpërthimet e 10 shkurtit. Ata mësohet se janë të afërm të Emirjon Gjutës, 26 –vjeçarit të arrestuar pak ditë më parë, për shkak se njëra nga kartat e telefonit që u përdor në shpërthimin në farmacinë e Bashkim Tahirit rezultonte në emër të tij. 26 –vjeçari që ndodhet në arrest ka pranuar se kartën e kishte shitur bashkë me telefonin, por nuk e mbante mend personin që i kishte blerë. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Në qeli gjenden gjithashtu edhe 3 persona. Kristi Pine, Alfred Qefalia dhe Aleksandër Gorea janë të dyshuar si autorë të shpërthimeve. Prokuroria për Krimet e Rënda mësohet se ka lëshuar edhe udhër -arreste edhe për disa persona të tjerë. Veç Muhedin e Pajtim Gjutajt janë shoqëruar në polici edhe 6 të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button