Home / Parlamentare / Testimi, Vokshi: Tërhiqu e dorëhiqu zoti ministër, Beqaj: Eshtë i domosdoshëm, nuk prek punën dhe pagën

Testimi, Vokshi: Tërhiqu e dorëhiqu zoti ministër, Beqaj: Eshtë i domosdoshëm, nuk prek punën dhe pagën

Kuvendi u mblodh rreth orës 10:45 në seancën plenare të radhës, ku krahas shqyrtimit të disa pr/ligjeve pritet të zgjidhet edhe anëtari i ri i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

3001-Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-gjate-seances-plenare-ne-kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ARKIVE-476x350Denada Prifti, kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për këtë post, ishte e pranishme dje në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku paraqiti prioritetet e saj për këtë detyrë.

Në fillim të seancës, deputeti demokrat Sherefedin Shehu kërkoi që ministrat të japin përgjigje lidhur me çështjen e devijimit të lumenjve, Radika dhe Vjosa, që është kthyer në një shqetësim për qytetarët shqiptarë. “Vjosa është bërë një çështje shumë e nxehtë dhe devijimi i Radikës, do donim përgjigje nga ministrat”- tha Shehu.

Testimi i mjekëve , Vokshi-Beqajt: Terhiqu dhe dorëhiqu zoti ministër

Deputetja demokrate Albana Vokshi i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që të tërhiqet nga vendimi për testimin e mjekeve dhe infermierëve. Pas vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e testimit, deputetja Vokshi tha se mjekët dhe infermierët do ta fitojnë betejën e tyre.

“Dje përpara vendimit të gjykatës po hartonin një tjetër peticion pro testimit, duke u thënë mjekëve dhe infermierëve ose firmos tani ose do ikni nga puna. Por mjekët qëndrojnë stoik për të fituar këtë betejë. Me vendimin gjykatës për pezullimin e testimit u pezulluat edhe ju zoti ministër. Tërheqje apo dorëheqje të dyja duhet t’i bësh zoti ministër. Nga kjo foltore të thërras për testim profesional. Ke katër alternativa, kërkoju ndjesë mjekëve dhe infermierëve, jep dorëheqjen, merr një avokat të mirë për mbrojtje dhe katër mos u mërzit “Ce la vie”.

Rendi i dites

Rendi i ditës i seancës së sotme përfshin diskutimin e pr/ligjit “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura”; ratifikimin e një marrëveshje me qeverinë e Islandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat, si dhe pr/vendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: