Rajoni

Erdogan kërkon tërheqjen nga tregu të një libri kritik kundër tij

Avokatët e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan kanë kërkuar tërheqjen e një libri kritik kundër tij, me titull ”Big boss”, shkruar nga gazetari investigativ Mustafa Hos, njofton media turke.

zz155Hos tregon mes të tjerash sesi Erdogan ka arritur të ndërtojë një konglomerat shtypi që mbështet regjimin e tij islamik me ndihmën e biznesmenëve pranë qeverisë.

“Të gjitha faktet e përshkruara në libër janë plotësisht autentikë”, konfirmon Hos.

“Do të zbuloni një tjetër Recep Tayip Erdogan. Për 13 vjet e keni parë në shtëpitë tuaja dhe në shkolla, por nuk dini shumë gjëra të tjera për të. Marrëdhënie dhe ngjarje misterioze. Kush është Erdogani i vërtetë?”, thuhet në parathënien e librit nga botuesi i tij.

Avokatët e presidentit kanë kërkuar nga drejtësia tërheqjen e librit nga tregu dhe pagesën prej shtatë mijë eurosh si kompensim për Erdoganin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button