Kronika

Testimi, mjekët dhe infermierët sërish në protestë: Kërkojmë vendim të formës së prerë

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e testimit të personelit infermieror, deri në gjykimin në themel të çështjes, mjekët dhe infermierët kanë vijuar edhe sot protestat e tyre përpara QSUT-së në Tiranë. Mjekët thanë se vendimi i gjykatës është vetëm hapi i parë, ndërsa kërkuan vendim të formës së prerë për moszhvillimin e testimit.

mjeke1Mjekët dhe infermierët theksuan se do të vijojnë protestat, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, përveç testimit, edhe për kushte më të mira në punë, për barna e aparatura, por edhe për rritje të pagave.

Pak ditë më parë, mbi 8 mijë mjekë e infermierë kanë firmosur një peticion kundër testimit kombëtar, ndërkohë që nëpërmjet tij kërkojnë edhe dorëheqjen e kreut të Shëndetësisë, ministrit Ilir Beqja.

Protestat e bluzave të bardha e kanë zanafillën pas lançimit të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, për testimin kombëtar të bluzave të bardha. Ai është konsideruar fyes dhe denigrues nga ana e tyre, ndaj është kërkuar edhe tërheqja. Por, duket se MSH është e vendosur në realizimin e saj. Ministri Beqaj ka theksuar se testimi është i domosdoshëm, duke siguruar se rezultatet e arritura nuk do të ndikojnë në vendin e punës, pagën apo të drejtën e ushtrimit të profesionit.

PEZULLOHET TESTIMI I INFERMIERËVE

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar urdhrin me nr. 79, të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili përcaktonte mënyrën e zhvillimit të procesit të vlerësimit të aftësive të personelit infermieror. Për pasojë, testimi, i cili do të fillonte në datën 28 shkurt nuk do të zhvillohet deri në gjykimin në themel të çështjes. Padia në këtë gjykatë u depozitua nga presidenti i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, Sabri Skënderi, ndërkohë që ministri, Ilir Beqaj, përmes një prononcimi dhënë për televizionin ‘News 24′ u shpreh se respekton vendimin e gjykatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button