ParlamentarePolitika

Devijimi i lumenjve, Koka: Të vendosur për të mos falur asnjë cm³ ujë

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka reagoi sot në lidhje me mundësinë e devijimit të një sasie të ujit të lumit Vjosa, duke theksuar se qeveria është e vendosur për të mos falur asnjë cm³ ujë. “Janë konventat ndërkombëtare që na e garantojnë. Ne jemi gardianë dhe i respektojmë këto konventa.”- deklaroi ministri Koka.

koka7-350x196Dy ditë më parë, shoqëria civile protestoi para Ministrisë së Jashtme, pas informimit për mundësinë e devijimit të një sasie të konsiderueshme të ujit të lumit Vjosa. Megjithëse si çështje daton në sirtaret e politikës prej korrikut të 2013, publiku ditët e fundit është njohur me këtë projekt, të cilin shoqëria civile e cilëson grabitqar.

“Nuk do ta lejojmë kurrsesi këtë gjë dhe këtë duhet ta dijë mirë qeveria greke, por edhe qeveria shqiptare nëse synon të bëjë ndonjë kompromis. Deri në këtë moment nuk kemi një qëndrim dinjitoz të dy qeverive, edhe asaj pararendëse edhe kësaj tashmë. Politika e fqinjësisë sonë është që të shuajnë kombin shqiptar.”- deklaruan përfaqësues të shoqërisë civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button