Home / Kosova / Duma: Akuzat e Marty, të pasakta

Duma: Akuzat e Marty, të pasakta

Eksperti i njohur maqedonas në lëminë e mjekësisë ligjore, Aleksej Duma, ka shprehur dyshime të mëdha për akuzat e raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për nxjerrjen dhe trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së gjatë periudhës së vitit 1999. 

Duma, i cili është shef i Institutit për Mjekësi Ligjore, Forenzikë dhe Kriminologji në Shkup, në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Utrinski Vesnik” ka thënë se dyshon se akuzat janë të sakta. 

“Nuk mund të ulen dy budallenj dhe të fillojnë të nxjerrin organet njerëzore dhe t’i shesin pastaj. Kjo nuk shkon kështu. Në raste të tilla duhet të funksionojnë sisteme të zhvilluara dhe specializuara mjekësore edhe ato të nëntokës, duke filluar nga sigurimi i informatave për tipizimin e qelizave të pranuesit të organit, komunikimi, transporti dhe kalimi i barrierave doganore. Unë nuk jam i sigurt se këto akuza mund të jenë të sakta, për shembull në rastin e Hashim Thaçit, apo ndoshta është ndonjë konstruksion me prapavijë politike”, ka thënë Duma. 

Sipas tij, se janë të nevojshme kushte për nxjerrjen e organeve nga trupi i njeriut. Ai ka nënvizuar se absolutisht duhet nivel i lartë profesional për operacione të tilla dhe se këtë duhet ta bëjnë kirurgë të specializuar, ndërsa nuk mund ta bëjnë këtë hamallë, sepse në parim bëhet fjalë për intervenim kirurgjik. 

Duma ka thënë se për realizimin e një operacioni të tillë duhen ekipe të plota dhe të specializuara të mjekëve, të niveleve të ndryshme, të cilët në kushte të forta duhet të kryejnë operacionet deri në gjashtë orë. Duma ka thënë se dikush në Maqedoni ka tentuar të shpik apo zbulojë spitale të tilla për transplantim organesh, mirëpo nuk ka ndezur kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.