Home / Arte / Teater / “Me syrin e një klouni”, rikthehet pas tetë vitesh në Teatrin Kombëtar

“Me syrin e një klouni”, rikthehet pas tetë vitesh në Teatrin Kombëtar

Romani i titulluar “Me syrin e një klouni” nga nobelisti Heinrich Böll, rivjen pas 8 vitesh si shfaqje me po të njëjtin titull në skenën e Teatrit Kombëtar .

libri2Shfaqja, e cila mbyll muajin artistik të shkurtit dhe hap atë artistik të marsit në TK, ashtu si përpara 8 vitesh (tetor 2007), rikthehet në skenë nga po i njëjti ekip në datat 28 shkurt dhe 1 mars ora 19.00.

Me regji të e Ema Andreas, skenografi te Edi Hilës, dhe intepretimin e Neritan Liçaj, romani i përkthyer nga Adrian Klosi dhe dramatizuar për teatër po nga Adrian Klosi, rikthen dramëm e artistit të përjashtuar nga shoqëria, familja, e dashura dhe qarqet kishtare për arsye të antikonformizmit dhe rebelimit ndaj normave sunduese në shoqërinë e mirëqenies ekonomike dhe botës të show-biznesit, për arsye të mospajtimit me fshehjen dhe shtrembërimin e së kaluarës.

Vepra e Heinrich Böll “Me syrin e një klouni” e botuar në shqip në vitin 1984, është një nga romanët më të suksesshëm të autorit. Hans Schnier (Neritan Liçaj), artisti 27-vjeçar, megjithëse ndihet i braktisur, vazhdon të jetë aq naiv sa që vazhdon të shpresojë tek humanizmi. I dehur, ai qëndron i ulur në apartamentin e zbrazët dhe kërkon ndihmë dhe ngushëllim dhe ajo çka ai do më shumë është që t’i kthehet sërish dashuria e humbur.

Dhe është kjo që e bën dramën universale edhe pse Böll i referohet realitetit gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore.

Heinrich BoII (1917-1985) është ndër shkrimtarët kryesorë të Gjermanisë së pasluftës së dytë botërore. Ishte 6 vjet ushtar, më pas u bë një nga themeluesit e Grupit ’47, i cili bashkoi autorët më të rëndësishëm të letërsisë së re gjermane, që fillonte nga e ashtuquajtura orë zero. Pas një numri romanesh e tregimesh në vitet ’50 e ’60 fiton autoritetin e një „instance morale të kombit”. Më 1972 merr çmimin Nobel për letërsinë.
“Heinrich BoII rrëfen në këtë rornan diçka që tregohet shumë rrallë: të përditshmen në një dashuri”, eshte shprehur Marcel Reich-Ranicki

Leave a Reply

%d bloggers like this: