Home / Bota / Arrestohet shefi i forcave ajrore të Bjellorusisë

Arrestohet shefi i forcave ajrore të Bjellorusisë

Shefi më i lartë i forcave ajrore bjelloruse u arrestua sot, nën akuzën e abuzimit me detyrën e tij, informoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë. 
Gjeneral-majori, Igor Azarenok, supozohet se mund të jetë fajtor për një nen të kodit penal, i cili i referohet neglizhencës së zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe qeveritarë. Mbetet e paqartë se si është ndërtuar akuza. 
Në Bjellorusi ndodhen nëpër burgje disa qindra njerëz të arrestuar pas protestave të 19 dhjetorit, pas rizgjedhjes së presidentit Alexandër Lukashenko, në zgjedhjet e kontestuara prej monitoruesve perëndimorë. 
Edhe pse komunikata nuk ofronte asnjë shpjegim për arrestimin e Azarenokut, në të vlerësohej niveli i kriminalitetit në ushtrinë bjelloruse si “ndër më të ulëtit në botë, si rrjedhojë e luftës së vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes ndaj të gjithë atyre parregullsive apo shkeljeve që mund të minojnë disiplinën ushtarake”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.