Home / Ekonomia / Kina e gatshme të “shpëtojë” eurozonën

Kina e gatshme të “shpëtojë” eurozonën

Kina bëri të ditur se ka dëshirë që të shpëtojë të gjitha vendet e eurozonës që janë përfshirë nga kriza ekonomike, duke vënë në përdorim për një rast të tillë 2.7 biliardë dollarë që ka si rezervë. 

Në një deklaratë që e turpëron edhe më shumë Evropën dhe më saktësisht Eurozonën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se kjo do të ishte për Kinën një nga zonat më të rëndësishme të investimeve jashtë vendit. 

Vendi është lidhur dhe ka komunikuar ndërkohë për dhënie ndihme me disa nga vendet e Eurozonës që po kalojnë një krizë të rëndë, për shkak të shifrave të larta të deficitit buxhetor.

Ajo u ka ofruar atyre ndihmë ekonomike. Greqisë ajo i ofroi blerjen e borxhit në muajin tetor dhe premtoi gjithashtu për qeverinë portugeze se po të donte, ajo do ta blinte edhe borxhin e saj prej 4 miliardë dollarësh. 

Sipas një analisti të politikave monetare në Evropë, për të pasur ndikim më të madh, Kinës i duhet që të blejë shumë më tepër borxhe se shifra 5 miliardë euro. Vetëm një blerje e përmasave më të mëdha do të ndryshonte hijen e keqe që i ka rënë financave evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.