Home / Kronika / “I penduari”: Admir Tafili më dha paradhënie për Nard Muratin, po nuk e vrava unë

“I penduari”: Admir Tafili më dha paradhënie për Nard Muratin, po nuk e vrava unë

Nga: Klodiana Lala*

Untitled-133I penduari i drejtësisë Kristi Pine, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë, ka rrëfyer fakte tronditëse për grupin hetimor. Kristi Pine u tha prokurorëve të krimeve të rënda, se në vitin 2014, ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafili, për të vrarë Leonard Muratin në qytetin e Durrësit. Murati njihej si biznesmen në qytetin bregdetar, por më herët kishte patur edhe precedentë penale e përballje të fortë me drejtësinë. Për vrasjen e Muratit, i penduari ka shpjeguar se do të paguhej 50 mijë euro, prej të cilave ka marrë paradhënie 20 mijë euro. Mandej, ai ka rrëfyer se për t’u përgatitur për të kryer këtë vrasje, ai është ndihmuar edhe nga shtetasi Fredi (Aleksandër Gora) nga Pogradeci, që përdorte një autoveturë “Mercedez Benz A Class” me targa xxxxx dhe nga një person tjetër nga Durrësi, të cilët i kanë dhënë atij edhe dy armë për të kryer këtë vrasje. Pine ka deklaruar se Leonard Murataj u vra jo prej tij, por nga persona të tjerë, emrat e të cilave ia ka rrëfyer grupit hetimor. Ndonëse ka pohuar fakte për disa krime të rënda, Pine nuk ka folur për motivet.

Dyshimi për tritolin te Tahiri

Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda, zyrtarisht nuk ka dhënë detaje lidhur me të dyshuarit si vrasës me pagesë, në dosje, pranon se po hetohen edhe për shpërthimet e tritoleve më 10 shkurt 2015, ku në shënjestër ishte dhe farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ja çfarë thuhet në dosjen e prokurorisë. “Më datë 10.02.2015, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.xx për veprat penale “vepra për qëllime terroriste” mbetur në tentativë dhe “vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë. Nga aktet rezultojnë këto të dhëna dhe rrethana të çështjes: Më datë 10.02.2015, kanë ndodhur dy shpërthime në qytetin e Tiranës, një shpërthim ka ndodhur rreth orës 02.53 në farmacinë në pronësi të Bashkim Tahirit, pranë spitalit nr.5 në Tiranë dhe shpërthimi i dytë ka ndodhur në derën e banesës së Alfred Nomanit, punonjës i Policisë së Shtetit me detyre shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë. Nga dy shpërthimet janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Po më datë 10.02.2015, rreth orës 06:00 policia ka marrë njoftim dhe ka konstatuar një sasi tritoli të lidhur me detonator dhe një aparat celular, në bordurën e trotuarit në stacionin e autobusit urban në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Nga këqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes, janë gjetur pjesë të një aparati celular dhe një kartë SIM e kompanisë telefonike X me nr.xxxx. më datë 17.02.2015, Prokuroria për Krime të Rënda, ka regjistruar si procedim të lidhur me procedimin penal nr.x, datë regjistrimi 10.02.2015, edhe emrat e shtetasve Kristi Pine e Aleksandër Gora”.

Dëshmia e Gorës

Kristi Pine u ka thënë hetuesve se me Alfred Qefalinë dhe Aleksandër Gorën, është njohur nëpërmjet Admir Tafilit. I dyshuari Aleksandër Gora, ka deklaruar përpara hetuesve, se e njeh Admir Tafilin dhe e ka takuar në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nëpërmjet Admir Tafilit – ka theksuar Gora – kam takuar dhe njohur Kristi Pinen. Më tej ai ka pohuar se me Pinen ka shkuar edhe në Durrës. I dyshuari Gora ka deklaruar se ka përdorur një automjet “Mercedez Benz A Class” me targa xxxx dhe me Kristi Pinen ishte takuar edhe herë tjetër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: