Film

Kinema e re 3D në Tiranë

Rrjeti Imperial ka rikstrukturuar tërësisht Kinema Agimin, duke e përshtatur në formatin 3D, për të shijuar në maksimum efekte speciale dhe magjinë e kinematografisë.

“Rrjeti Imperial mundësoi ristrukturimin e Kinema Agimi. Do të jetë me teknologjinë 3D”, shprehet Altin Prifti, drejtor i pwrgjithshwm i ‘Imperial’.

Parametrat profesionale më të fundit, por edhe filmat më të rinj. 

“Ka parametrat maksimale të transmetimit të filmit dhe do të ketë filma të cilat do të jenë premiera botërore absolute”, shton Prifti.

Kinema Agimi ka një kapacitet prej 116 vendesh. Projeksionet filmike gjatë fundjavës do të jenë edhe në orët e vona. 

Në inaugurimin e kinemasë më të re të kryqytetit, i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë, Edi Rama.

“Është e rëndësishme të shtohet një hapësirë shoqërizimi ku mund të shkëputesh nga bota e përditshme. Uroj të gjithë adhuruesit e kinemasë edhe për festat e fundvitit”, theksoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button