Film

Yllka Mujo në jurinë e “Monte Carlo Film Festival”

Në Monte Carlo, u hap sipari i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Komedi krijuar nga aktori dhe prezantuesi i njohur italian i programit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio. Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

10407775_1467246410197352_7329090018663568042_nE veçanta e këtij edicioni është se krah emrave të njohur të kritikëve, regjisorëve e aktorëve që gjenden në jurinë e këtij festivali, mes tyre është përzgjedhur dhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Mujo.

10470933_1466904086898251_785524235137110953_n

Yllka së bashku me italianen Maria Grazia Cucinotta, Giovanni Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshall do të shpallin fituesit e këtij festivali në mbrëmjen gala të 28 shkurtit në Monte Carlo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button