Muzike

Në Paris, Tedi Papavrami performon veprat e Johan Sebastian Bah

Violinisti i njohur shqiptar në Europë, Tedi Papavrami, do të interpretojë sot në mbrëmje për publikun francez  “6 Sonatat dhe Partitat”, pjesë e repertorit të kompozitorit të madh Johan Sebastian Bach.

Tedi-Papavrami-2Shfaqja e sotme e organizuar nga Fondacioni Louis Vuitton, e cila do të zhvillohet në Fondation Louis Vuitton, 8 avenue, Mahatma Gandhi, Bois de Boulogne, 75116 Paris, rikthen artistin Tedi Papavrami pas në kohe dhe kujtime, ku pikërisht këto pjesë ai ka nisur t’i luaj që në moshën 8- vjeçare.

“Nuk e dija që do të ishte kjo muzika, e cila do të më shoqëronte gjatë gjithë jetes” është shprehur më parë artisti, lidhur me pjesët e kompozitorit të madh dhe njërit prej idhujve të tijë Johan Sebastian Bah.

Për herë të parë në Shqipëri ciklin e plotë të sonatave dhe partitave të “Poetit të tingujve, gjigandit të papërkulur  dhe misterioz” siç është karakterizuar kompozitori Johan Sebastian Bach, Papavrami i ka intepretuar në 13 dhe 14 maj të vitit 2014 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro me anën e një statusi në adresën zyrtare të ministrisë në rrjetin social Facebook e cilëson  shfaqen e sotme si “Një mbrëmje e veçantë koncertale për një muzikë monumentale”.

Cikli i plotë i sonatave dhe partitave të Bahut për violinë kudo në botë, luhet rrallë në koncert, dhe këtë të fundit e kanë konfirmuar shumë studiues të cilët kanë mbështetur idenë se nevojitet  një përqëndrim i madh shpirtëror për të ndjekur veprat e Bachut.

Ora: Interpretimi në dy kohë: ora 18:00 – 19:00 dhe 20:30
Vendi: Fondation Louis Vuitton, 8 avenue, Mahatma Gandhi, Bois de Boulogne, 75116 Paris

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button