Home / Kronika / Kodheli takim me Gjeneral Bradshaw: Shqipëria po jep kontribute pozitive dhe kuptimplotë në NATO

Kodheli takim me Gjeneral Bradshaw: Shqipëria po jep kontribute pozitive dhe kuptimplotë në NATO

-Ministrja Kodheli takon zv/komandantin e Forcave Supreme në Europë, Gjeneral Bradshaw-

 Foto-31Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti sot në një takim Zv.komandantin Suprem të Komandës së Aleancës për Europën (DSACEUR), Gjeneral Sir Adrian Bradshaw, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Foraceve të Armatosura dhe Komandave Strategjike të NATO-s.

Qëllimi i kësaj vizite është diskutimi i çështjeve si: operacioni i NATO-s në Afganistan “Resolute Support Mission”, operacioni në Kosovë “KFOR”, stërvitjet e përbashkëta, përmbushja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, si dhe njohja me kapacitetet e tjera që vendi ynë mund të vendos në dispozicion të NATO-s.

Në takim u diskutua edhe për një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me problemet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke nisur që nga përmbushja e objektivave dhe kapaciteteve të NATO-s, njohja me kapacitet që vendi ynë mund të vendosë në dispozicion të Aleancës apo edhe operacionet e saj si në Afganistan “Rezolutë Support Mission”, në operacionin KFOR në Kosovë, në Bosnje etj.Foto 5

Nga ana e tij, Gjeneral Sir Adrian Bradshaw vlerësoi kontributin që FA të Shqipërisë kanë dhënë dhe japin në operacionet paqeruajtëse përkrah forcave të Aleancës.

Pas takimit me ministren e Mbrojtjes Kodheli, zv.komandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Europën, Gjeneral Sir Adrian Bradshaw dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhanë një konferencë për shtyp.

Gjeneralë brigade Bazo: Zhvillimet në Ukrainë e Lindje, si dhe modernizimi i FA-ve kryefjalë e takimit

Foto 6Gjeneral Major Brigade, Jeronim Baze në fjalën e tij vlerësoi si mjaft të rëndëisshëm takimin me zv.komandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Europën, Gjeneral Sir Adrian Bradshaw. Sipas tij gjatë takimit një zë të rëndësishëm zuri gjënja në Ukrainë, ekstremistër, por dhe modernzimi i FA-ve.

“Për arsye, besoj të kuptueshme nga të gjithë, situata e sigurisë në kufijtë lindorë të Aleancës ishte një nga çështjet për të cilat diskutuam. Zhvillimet në Ukrainë kanë patur e kanë vëmendjen e shtuar të Aleancës dhe Shqiperia është e vendosur të jetë mbështetëse e kontribuese për Readeness Action Plan dhe masat që e kanë pasuar atë”, tha Baze.

Sipas tij edhe modernizimi i FA-së ishte një pikë e rëndëishme mbi të cilën palët kishin diskutuar. “E siguruam Gjeneral Bradshaw, se përpjekjet tona për trajnimin e moderizimin e FA-ve, më së pari, do të fokusohen në ato njësi dhe reparte të deklaruara si kapacitete të dislokueshme në kuadër të Aleancës. Aktualisht, shtoi Baze, në kuadër të planit të veprimit për gatishmërinë të NATO-s, (RAP), Shqiperia ka deklaruar pjesëmarrjen në disa stërvitje shumëkombëshe me vizibilitet të lartë të NATO-s, ndër to është “Trident Juncture 15”, ku një kompani e këmbësorisë e deklaruar në Forcën e Reagimit të NATO-s do të jetë pjesë e saj”, tha ai.

Lufta ndaj ekstremistëve të ISIS

Në fjalën e tij, Foto 4Gjeneralmajor, Baze bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua dhe mbi masat e marra nga Aleanca për t’u përballur me forcat ekstremiste mjaft të dhunshme të ISIS. “Ekstremizmi, i çfarëdolloji qoftë ai, është i papranueshëm për ne, aq më pak ai që ngrihet mbi besimin, që në fakt është deformimi i besimit. Sigurisht, tha Baze që biseduam edhe për operacionet aktuale të NATO-s,  si ai në Afganistan “Resolute Support” –edhe atë në Kosovë KFOR. I rishprehëm gjeneral Bradshaw vullnetin e Shqiperisë dhe Forcave të saj të Armatosura për të qenë kontribues të palëkundur për kauzën tonë të përbashkët, paqen dhe sigurinë”, vijoi Gjeneralmajori i FA-ve shqiptare, i cili më tej rrjeshtoi dhe angazhimet e marra nga ushtria shqiptare.

“Jemi treguar të gatshëm të kontribuojmë me misione trajnimi me BE-në. Në kontekstin rajonal sollëm në vëmendjen e bashkëbiseduesit rolin që ka luajtur e luan përmes iniciativave të tilla si “Adriatic Charter” e njohur si A5, Iiniciativa e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Ballkanit, e njohur si B9, Brigada Shumëkombëshe e Europës Juglindore, për të rritur frymën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit si mënyra më e mirë për të rritur sigurinë në rajon”, tha Baze.

Zv.komandantin Suprem të  Komandës së Aleancës për Europën, Gjeneral Sir Adrian Bradshaw: Vizioni ynë liria dhe paqja në europë dhe botë

Zv.komandantinFoto 2 Suprem të  Komandës së Aleancës për Europën, Gjeneral Sir Adrian Bradshaw, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e tij në Shqipëri, teksa rrjeshtoi dhe një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë nënvizoi se NATO në vizionin e saj ka paqen dhe lirinë në europë dhe botë.

“Në jug kërcënimi i ISIS dhe përhapja e dhunës në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut janë zhvillime të padëshirueshme që nxjerrin në pah nevojën e NATO-s për evoluim, në mënyrë që t’u kundërvihet këtyre kërcënimeve hibride. Edhe në lindje me pushtimin e paligjshëm të Krimesë, Rusia ka ndryshuar kufijtë e Evropës me forcë, diçka që ne kemi shpresuar të mos ndodhte kurrë më në historinë tonë dhe gjatë jetës tonë. Gjatë muajve të fundit, shtoi Bradshaw ne kemi parë dëshmi të vazhdueshme, të përfshirjes ruse në Ukrainën Lindore. Nuk kam asnjë dyshim se trupat ruse kanë vepruar brenda Ukrainës duke siguruar inteligjencë, trajnim dhe mbështetje për marrjen nën kontroll të luftëtarëve separatist”, komentoi Zv.komandanti Suprem i  Komandës së Aleancës për Europën.

Bradshaw thekson se Rusia po kërkon të hedh baltë mbi vizionin e NATO-s. “Kremlini kohët e fundit ka nxjerrë një version të ri të doktrinës ushtarake, ku në mënyrë të qartë i referohet NATO-s si destabilizues dhe një rrezik për Rusinë. Prandaj, tha ai, si kujdes i arsyeshëm, ne nuk kemi mundësi tjetër veçse të reagojmë. Kjo është arsyeja pse në Samitin tonë në Uells, shtatorin e kaluar, udhëheqësit e NATO-s, ranë dakord për një plan veprimi gatishmërie. Aleatët e NATO-s kanë qenë unanim në miratimin dhe marrjen e masave shtesë të sigurimit, si dhe zgjerimit të veprimit të NATO-s”, theksoi Bradshaw.

Ai tha se Shqipëria po jep kontributin e saj të vlefshëm në këtë drejtim. “Unë jam i kënaqur të them se, Shqipëria po jep kontribute pozitive dhe kuptimplote, në aleancën e NATO-s. Angazhimi juaj i vazhdueshëm në Afganistan, për misionin “Resolute Support” është jetik, ndërkohë që ai vend rindërton institucionet e tij të sigurisë dhe merr përgjegjësitë për të ardhmen e vet. Trupat shqiptare, tha Bradshaw janë shquar për veprimet e tyre në Kosovë KFOR dhe në Bosnje. Ju vitin e kaluar kontribuat me asete ushtarake me Forcat e Reagimit të NATO-s. Unë jam shumë i kënaqur që Shqipëria do të kontribuojë me trupa në ngjarjen tonë më të madhe  të trajnimit të përbashkët për 2015, në stërvitjen që do të zhvillohet në Itali, në Portugali dhe Spanjë dhe sigurisht unë do të mirëpres kontributet e ardhshme nga Shqipëria për forcat e reagimit të NATO-s dhe forcat SPIRHET veçanërisht”, përufndoi Zv.komandantin Suprem të  Komandës së Aleancës për Europën, Adrian Bradshaw.

Leave a Reply

%d bloggers like this: