Sporti

FSHF bëhet qesharake, shtyhet dy herë ndeshja derbi Tirana – Partizani!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) behet haptazi qesharake ne syte e opinionit sportiv te vendit me vendimet qe ka marre ne dy ditet e fundit, te cilat hedhin poshte njeri tjetrin.
PARTIZONI-TIRONA-6Prej ditesh eshte folur e sterfolur per nje ndeshje te Superliges mes dy ekipeve kryeqytetase, Tiranes dhe Partizanit. Deri ketu nuk ka asgje te keqe, pasi ajo vleresohet si nje derbi dhe si e tille duhet vleresuar. Por, gjithashtu prej ditesh eshte folur e sterfolur per pamundesine e zhvillimit te kesaj ndeshje ne stadiumin “Qemal Stafa”, pasi siç jane shprehur edhe drejtuesit e larte te FSHF-se, tapeti i ri i shtruar ne fushen e stadiumit kohet e fundit, ende nuk eshte ne parametrat e duhura per zhvillimin e nje ndeshje. Ne rregull.
Dhe pas deklaratave te drejtuesve te FSHF-se, nisën “negociatat” mes dy ekipeve per te gjetur mundesine e nje fushe tjeter per zhvillimin e ndeshjes. Me ne fund, te enjten (26 shkurt), FSHF publikon ne faqen e saj zyrtare njoftimin e shumepritur per arritjen e marreveshjes nga te dy klubet, qe ndeshja Tirana- Partizani te luhet te shtunen (28 shkurt) ne stadiumin e qytetit te Peqinit.
Por, nuk kalojne as 24 ore nga arritja e “marreveshjes” dhe FSHF sot (27 shkurt) publikon ne faqen e saj zyrtare nje njoftim tjeter, i ngjashem per nga termat me ate te publikuar te enjten (njoftim qe sot eshte zhdukur nga faqja e FSHF-se), por vetem me ndryshimin e madh, se derbi Tirana- Partizani do te luhet pas 2 javesh. Per kete, thuhet ne njoftim (sikurse edhe te enjten), “të dyja palët kanë arritur dakortësinë që ndeshja, në pamundesi për t’u zhvilluar ditën e shtunë, të luhet pas 2 javësh në tapetin e ri të stadiumit “Qemal Stafa”, ndaj Federata Shqiptare e Futbollit po respekton marrëveshjen midis 2 klubeve!
Ky vendim i FSHF-se ka ngjallur reagimin e te dy tifozerive dhe klubeve kryeqytetase, te cilet kane botuar para pak çastesh njoftimet e tyre perkatese ne faqet zyrtare, ku veçohen edhe batutat qesharake ne distance te tifozeve kundershtare ndaj njeri tjetrit. E kujt i vlen nje situate e tille acaruese ne prag te ketij derbi te shumepritur? Kete mund ta dije vetem FSHF-ja dhe drejtuesit e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button