Kronika e zeze

Tiranë, ndërron jetë në çerdhe fëmija 1-vjeçar. Edukatoret merren në pyetje

Një fëmijë rreth 1 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ndodhej në çerdhe. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në çerdhen nr.17 në kryeqytetit, që ndodhet në rrugë “Kongresi i Manastirit”.

1425053474bebespitalSeferi: Edukatoret thanë se fëmija ndërroi jetë në gjumë .Sipas dëshmisë së dhënë nga edukatoret e çerdhes, mësohet se fëmija i seksit mashkull ka qenë në gjumë dhe nuk është zgjuar më.

Ai është dërguar me urgjencë në pediatri, por ka mbërritur i pajetë atje. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë vdekjen e fëmijës me inicialet S.P.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në ambientet e Mjekësisë Ligjore, ku autopsia pritet të zbardhë shkakun e vdekjes, ndërkohë Komisariati nr.2 në kryeqytet ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button