Home / Politika / Presidenti Nishani i akordon Pacollit Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti Nishani i akordon Pacollit Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar ish-presidentit kosovar, Behgjet Pacolli, Dekoratën “Nderi i Kombit”.

presidenti-nishani-dekorim-behgjet-pacolli-21Ky titull i është dhënë Pacollit me motivacionin, krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë, aktivitetin humanitar në shërbim të paqes; për kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës si dhe promovimin e realiteteve ekonomike kombëtare nëpërmjet formave përbashkuese.

Ceremonia e dorëzimit të titullit është zhvilluar sot në mjediset e Presidencës ku të pranishëm kanë qenë, ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kreu i PD-së, Lulzim Basha etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.