Film

Lamtumirë zoti Spock, ndahet nga jeta Leonard Nimoy, aktori i Star Trek

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare aktori Leonard Nimoy, i cili është i njohur për rolin e tij si Zoti Spock në seritë e filmit fantastiko-shkencore Star Trek.

C_4_articolo_2098032__ImageGallery__imageGalleryItem_6_imageLajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit të cilët thanë se ai vdiq në Los Angeles të premten në mëngjes, në banesën e tij.

Nimoy, zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri disa vite më parë dhe në fillim të javës është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Leonard Nimoy pati një karrierë të gjatë si aktor dhe regjisor.

Twitteri i fundit i aktorit ishte për fansat e tij: ‘Jeta është si një kopsht, momentet më të bukura mund të jetohen, por s’mund të ruhen, veçse në kujtimet tona’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button