Home / Kronika / Laboratori i Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Laboratori i Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Hoxha, i dyshuar si një nga anëtarët e rrjetit të trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakës, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit për Krimet e Rënda, që vendosi “arrest në burg” ndaj tij.

laboratori-300x154Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe nga vetë avokati mbrojtës i të dyshuarit Hoxha. Rekursi është depozituar në Gjykatë më 24 shkurt dhe mban si objekt “Kërkesë për vleftësimin arrestimi dhe caktim mase sigurie”. Përmes tij, Ermal Hoxha kërkon deklarimin e paligjshëm të arrestimit në kushtet e flagrancës dhe lirimin e tij nga qelia.

“Në Gjykatën e Lartë do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim për paraqitje’”, tha avokati Asaf Hadëraj. Sipas mbrojtësit, nuk ekzistojnë kushtet e duhura ligjore për të pasur një masë sigurie ekstreme ndaj klientit të tij. Relator i shqyrtimit të kësaj kërkese në Gjykatën e Lartë është gjyqtari Shkëlzen Selimaj, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij procesi. Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rrezarta Shkurta, qëndron në qeli që prej datës 14 janar të këtij viti.

Më 17 janar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi ndaj tij një masë sigurie “arrest në burg”. E njëjta masë u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve më 6 shkurt. Në dy shkallët e para të Gjyqësorit, avokati i Hoxhës ka pretenduar se klienti i tij nuk është i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Sipas avokatit, Hoxha u ka shërbyer dy shtetasve kolumbianë të arrestuar në laboratorin e kokainës, si taksist.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Rënda ka pretenduar se zotëron prova për të vërtetuar dyshimet e përfshirjes së tij në veprimtari të jashtëligjshme. Sipas organit të akuzës, në dosjen hetimore gjenden përgjime telefonike dhe përgjime ambientale, që provojnë komunikimet e Hoxhës me të dyshuarit e tjerë, si edhe hyrje-daljet e tij në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: