Home / Kronika / Vdekja në çerdhe e foshnjës 14-muajsh, Mjekësia Ligjore e cilëson”Vdekje e papritur” Zbardhet dëshmia e edukatoreve: Ja si e gjetëm pa jetë

Vdekja në çerdhe e foshnjës 14-muajsh, Mjekësia Ligjore e cilëson”Vdekje e papritur” Zbardhet dëshmia e edukatoreve: Ja si e gjetëm pa jetë

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici nga edukatoret e cerdhes ku humbi jeten ne gjume foshnja 14-muajsh, djali i vetem i familjes Prendi.

cerdhja-1Sipas deklarimeve te edukatoreve te shoqeruara pas ngjarjes ne komisariatin nr.2, gjithcka ka qene normale deri ne oret e pasdites. Femija nuk ka shfaqur asnje shqetesim dhe pasi eshte ushqyer, eshte vene per te fjetur. Sipas tre, gjate kontrollit qe i kane bere ne oren 10.00( kontroll i zakonshem qe u behet gjithe femijeve) 1 vjecari ka qene ne gjendje te mire. Pasi eshte ushqyer, eshte vene ne gjume ku eshte lene deri ne momentin kur eshte konstatuar se femija kishte ndryshim te ngjyres se lekures dhe ishte i ftohte. Pas kesaj ai eshte nisur drejt spitalit. “Nuk pati asnje problem shendetesor, e ushqyem dhe e vume ne gjume. Rreth ores 15.00 degjuam nje femije qe po kollitej dhe shkuam te shihnim cfare kishte. Na ra ne sy qe femija Prendi ishte shume i zbehte”- kane thene edukatoret.

Ekspertiza

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerre rezultatet paraprake te hetimit nga i cili dyshohet se foshnja ka vdekur nga temperatura e lartë. Nga ekspertiza qe i eshte bere trupit te femijes, rezulton se ne organet jetesore te tij nuk ka pasur probleme, mushkerite kane qene te pastra, zemra nuk ka pasur probleme dhe demtime fizike ne trup apo ne koke nuk ka pasur.

Fëmija 14-muajshe me iniciale S.Prendi, humbi jetën në çerdhen numër 17 në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, pranë “21 Dhjetorit”. Ngjarja raportohet te kete ndodhur rreth orës 16:00. Babai i femijes, Ardian Prendi, eshte me detyre oficer i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme. Familja Prendi ka dy vajza, ndërsa djali 14-muajsh ishte djali i vetem i familjes.

Seferi: Ndërroi jete ne gjume

Me heret, drejtori i çerdheve të kryeqytetit, QZHEF-se, Pëllumb Seferi, tha: “fëmija ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, kartela mjekësore dhe vaksiant kanë qenë në rregull. Deri në drekë, fëmija ka qenë shumë mirë është ushqyer dhe edukatoret e kanë vënë në gjumë bashkë me fëmijët e tjerë. Por në momentin që një edukatore ka shkuar të kontrollojë fëmijët që po flinin, ka vënë re se foshnjës i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. Ajo ka tentuar të zgjojë por i mituri nuk ka reaguar. Në këtë moment, edukatorja ëdhtë shqetësuar dhe e kanë nisur menjëherë për në Pediatri”,- tha Seferi.

Mjekët thonë se fëmija mbërriti i pajetë në spital. Tashmë janë marrë monstra të ushqimit që ka ngrënë fëmija para se të flinte për të kryer analizat nëse vdekja mund të kete ardhur nga ushqimi.

Në morg mberriti edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha i cili ka takuar familjaret e foshnjes se vdekur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: