Home / Kronika / Policia dhe OSHEE vijojnë aksionin ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë

Policia dhe OSHEE vijojnë aksionin ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë

Policia e Shtetit dhe OSHEE po vijojnë aksionin në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

oshee1-300x2002Sipas njoftimit për shtyp nga Drejtoria e Policisë, gjatë  kësaj jave në shkallë vendi kanë vepruar 122 grupe të përbashkëta polici-OSHEE, të cilët kanë kryer kontrolle  të përbashkëta në 6.136 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  58 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  58  autorë, ndër ta 4 elektriçistë të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se, janë arrestuar në flagrancë 25 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë  shpallur në kërkim 21 persona,po ndiqen në gjendje të lirë 12 shtetas, ndër ta 4 elektriçistë  për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 3.949 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.  Gjithashtu janë kontrolluar 299 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: