Home / Kronika / Greva tek Infermieria, Policia thyen xhamat e fakultetit, ja pamjet kur studentët nxirren nga godina

Greva tek Infermieria, Policia thyen xhamat e fakultetit, ja pamjet kur studentët nxirren nga godina

Mëngjesi i së dielës shënoi përfundimin e grevës së urisë për studentët e universiteteve private që u mbyllën. Ata jo vetëm që nuk morën një përgjigje për kërkesat e tyre për uljen e tarifave të studimit dhe barazinë, por ndjenë dhomat e ftohta të komisariateve.

grevaStudentët pohojnë se policia ka thyer xhamat e godinës së Fakultetit të Infermierisë dhe ka tërhequr forcërisht studentët, ndërsa rojet e godinës u kujdesën që çdo send i studentëve të mos ishte më në ato ambiente duke larguar edhe xhamat e thyer.

Kishin mbi 24 orë grevë, dhe për gjendjen e tyre jo të mirë u kujdesën disa mjekë të cilët njërën prej tyre e dërguan nga komisariati në spital. Studentët, duke qenë të shumtë në numër, janë shpërndarë nëpër komisariate të ndryshme ndërsa studentja e parë që u lirua në praninë e nënës së saj rreth orës 04:45, bluzën e kishte të gjakosur. Jashtë kamerës ajo pohoi se vajzat nuk ishin dhunuar fizikisht ndërsa djemtë në grevë ishin rrahur dhe gjakosur.

Në mbështetje të studentëve ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili akuzoi për dhunim dhe shkelje të së drejtës së tyre për të zhvilluar grevën e ligjshme.

VIDEOJA E NDËRHYRJES SE POLICISË NË GREVËN E STUDENTËVE

Televizioni “News24” ka siguruar një video që tregon momentin e ndërhyrjes së policisë për nxjerrjen e studentëve nga ambientet e Fakultetit. Videoja është filmuar në mënyrë amatore nga vetë studentët. Pavarësisht imazheve jo shumë të qarta, për shkak të errësirës, në video dëgjohen zhurmat e thyerjes së xhamave dhe komunikimi i policisë me studentët grevistë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: