Kronika

Fier, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kreun e ALUIZNI-t dhe 4 ish-zyrtarë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, përfshirë edhe ish-drejtorin rajonal në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, është ngritur akuza për shtetasit:

aluizni-e14252075751581. Arjan Hasani, ish-drejtor rajonal i ALUIZNI-t, Fier

2. Anesti Dhima, ish-përgjegjës

3. Ridvan Beqiraj, ish-përgjegjës

4. Luiza Balla, ish-përgjegjëse

5. Marjana Zisi, ish-përgjegjëse

Burime zyrtare nga prokuroria bëjnë të ditur se këta shtetas akuzohen se, në kundërshtim me ligjin, kanë legalizuar një objekt në një zonë që ka rrezik permanent përmbytjeje dhe, në bazë të ligjit “Për Legalizimet…”, është e ndaluar kategorikisht të jepet leja e legalizimit.

Mësohet se hetimi për këtë rast ka nisur pas një konflikti ligjor ndërmjet dy familjeve, ku njëra familje ka legalizuar një objekt në një tokë, pronësinë e të cilës e pretendon një familje tjetër.

Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimit rezulton se, jo vetëm që asnjë prej këtyre familjeve nuk ka të drejtë për pronësinë mbi objektin, pasi ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin, por edhe se për legalizimin që është kryer në kundërshtim me ligjin mbajnë përgjegjësi ligjore dhe janë dërguar për gjykim 5 ish-zyrtarët e ALUIZNI-t.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button