Home / Kronika / Kronika e zeze / Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Mallakastër

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Mallakastër

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci tragjik i një sherri mes bashkëfshatarëve në Mallakastër.  Krimi i dyfishtë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal që ndodhet në qendër të fshatit Rroms. Nga të dhënat paraprake thuhet se autori i ngjarjes është 30-vjeçari Engjëll Hodaj, i cili qëlloi për vdekje Eduart Zotajn, 21 vjeç dhe plagosi Blerim Beqirajn, 30 vjeç, që të dy banues në fshatin Rroms.

policia-natenPolicia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta  mes autorit dhe viktimës. Për disa orë ata kishin konsumuar alkool në të njëjtin lokal. Fillimisht sherri ka nisur me dhunë verbale dhe më pas degjeneroi në dhunë fizike. Hodaj është larguar për një moment dhe pas disa minutash është kthyer i armatosur me një armë gjahu. Ai ka qëlluar tre herë në drejtim të dy personave të tjerë. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Ata shoqëruan disa persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë. I plagosuri ndodhet i shtruar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Ai do të merret në pyetje për sqarimin rrethanave të krimit të dyfishtë, pasi përmirësimit të shëndetit.  Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë. Pasi i la ata të shtrirë në lokal dhe të gjakosur, u largua në fshati për t’i shpëtuar  arrestimit të policisë. Disa orë më vonë ai është vetëdorëzuar  pas negociatave të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.