Kronika

Tiranë, rrëmbehet 27-vjeçarja me nënshtetësi gjermane, arrestohet autori

Një pengmarrje është raportuar në orët e vona të së dielës në kryeqytet, pranë zonës së “Unazës së Re”.

1425244708policia-tirane01 (1)27-vjeçarja Katerina J. është raportuar se është marrë me forcë nga një person dhe futur në një automjet me targa TR 1613 U. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Policisë së Tiranës janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili është gjetur i braktisur  pak minuta më pas, pranë Urës së Limuthit.

Pas kërkimeve në zonë, është bërë i mundur arrestimi i personit që kishte marrë me force 27-vjeçaren, pranë shinave të trenit në zonën e Vorës.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin, Hamdi Berisha, i cili është prangosur nga efektivët e policisë.

Po ashtu është gjetur dhe shoqëruar për të dhënë deklarime edhe 27-vjeçarja me inicialet Katerina J, e cila sipas policisë është shtetase shqiptare, me nënshtetësi gjermane.

Deklarimet e saj pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e pangmarrjes dhe lidhjen e saj me autorin.

Ndërkaq, policia është duke vijuar punën edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 45 vjeçarin, Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button