Politika

Zgjedhjet vendore, Meta: Punojmë për KQZ të paanshme e të pavarur, nuk i cenuam përbërjen

Mazhoranca po punon për të vënë në praktikë përvojat evropiane për një KQZ sa më të pavarur. Kështu deklaroi kryeparlamentari Ilir Meta në seminarin me temë “Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor; shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, i organizuar nga Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.

ilirmetaSipas Metës, përgjegjëse për zgjedhjet nuk mund të jetë vetëm KQZ-ja por edhe forcat politike.

“Po huazojmë përvojat më të mirë në procesin e organizimit dhe mbikëqyrjes së procesit zgjedhor. Shoqëria jonë ka bërë hapa në këtë drejtim, por procesi zgjedhor nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e institucioneve zgjedhore por edhe forcave politike”, tha ai.

“Po punojmë për të vënë në praktikë përvojat evropiane si dhe ato të Sllovenisë. Por sërish kemi përvojë të pamjaftueshme në këtë drejtim. Synojmë një KQZ të pavarur dhe e paanshme. Politika jonë dhe Shoqëria Civile kanë punuar në këtë drejtim bashkë me OSBE-në. Me ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor u arit që kryetari i KQZ të mos zgjidhet nga forcat në kuvend por me shpallje vakance dhe me vetëofrim”,- tha Meta më tej.

Më tej, kryeparlamentari tha se kjo mazhorancë nuk e ka cenuar përbërjen e KQZ-së duhe besuar tek paanshmëria dhe pavarësia e këtij institucioni.

“Mazhoranca e sotme nuk ndryshoi formulën e përbërjes së KQZ që mazhoranca duhet të ketë edhe mazhorancën në KQZ, duke besuar tek transparenca e paanshmëria e KQZ që mund të garantojë qëndrueshmëri në zgjedhje”.

Seminari ka për qëllim të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis Shqipërisë dhe Sllovenisë, ku do të analizohen modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, si dhe ndikimet e tyre mbi pavarësinë e organeve të menaxhimit zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button