KronikaPresidenciale

Ndërprerja e grevës, studentët e mjekësisë takojnë Nishanin në Presidencë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot në Presidencë një përfaqësi të studentëve të mjekësisë, që u futën në grevë urie, për të kundërshtuar tarifën e shkollimit që u është vendosur pas transferimit nga universitetet private që u mbyllën.

presidencaStudentët kanë kërkuar takim me presidentin Nishani, një ditë pasi u nxorën me forcë nga policia nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ku ishin ngujuar prej tri ditësh.

Sipas studentëve, arsyeja kryesore e grevës së tyre është tarifa e lartë e shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas Maturës Shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit. Pra diferenca e tarifës vjetore të shkollimit për studentët e transferuar nga privati është 200 mijë lekë (2 milionë lekë të vjetra) më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button