Kronika

Braho: Doshi u kërcënua nga kunati i Berishës, Agim Rama

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Doshi.

Spartak Braho, kryetar i Komisionit te Sigurise ne Kuvendin e Shqiperise
Spartak Braho, kryetar i Komisionit te Sigurise ne Kuvendin e Shqiperise

Sipas tij, Doshi është kërcënuar nga kunati i Berishës.

“Me cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë para disa muajsh më është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit lidhur me disa pretendime të shprehura nga deputeti Tom Doshi se ai kishte pasur informacion se po përgatitej një atentat ndaj tij dhe deputetit Mëhill Fufi, pasi persona të afërt me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe më konkretisht kunati i tij Agim Rama, kishin ofruar shuma të konsiderueshme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre me qëllim destabilizimin politik të vendit duke synuar të fajësojnë Metën”, tha Spartak Braho.

Sipas tij,është kërkuar takim urgjent me Tahirin dhe me Adriatik Llallën për të zbardhur të vërtetën. Braho kërkoi që faktet e pretenduara prej tij dhe videon që Doshi pretendon, të sekuestrohen nga Policia dhe Prokuroria, ndërsa kërkoi prej organeve të sigurisë mbrojtje të dy deputetëve Doshi e Fufi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button