Politika

Pse ishte aq i trembur Saliu sot?!

Spartak-NgjelaAvokati Spartak Ngjela, përmes një postimi në “Facebook” i ka drejtuar një pyetje ish-kryeministrit Sali Berisha, se pse ishte aq i trembur Berisha pas marrjes së statusit kandidat nga Shqipëria?

Ngjela nisur nga kërkesat e Bashkimit Evropian, ku theksi është vënë tek reforma në drejtësi, ka shpjeguar edhe arsyet se pse Saliu u shfaq para medieve i trembur.

Sipas avokatit BE-ja kërkon që të ndëshkohen të gjithë keqbërësit, dhe sidomos të luftohet korrupsioni dhe informaliteti, gjë që e prek drejtpërsëdrejti deputetin Berisha.

Sipas Ngjelës Evropë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e “keqbërësve qeveritare dhe kryeministrave”, dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë.

Postimi i Spartak Ngjelës 

Pse ishte aq i trembur Berisha sot?

Statusi ka krijuar pështjellim në mendjet e sëmura orientale shqiptare. Ndoqa për pak çaste Saliun që shfrynte kundër Ramës, a thua se ishte Rama shkaktari i shkallmimit të ëndrrës së tij orientale për Shqipërinë. Vërtet mendon ky njëri se mund të ndalojë rrjedhën perëndimore të Shqipërisë? Pse ishte aq i vrarë në fytyrë Saliu? Për dy arsye: e para që hyrja në Perëndim nëpërmjet BE, është kundër konstitucionit të tij antiqytetërim, njëlloj si Enver Hoxha, sepse realisht këtu janë takuar me njëri-tjetrin; dhe, e dyta, sepse tani Berisha ndien frikë për abuzivizmin e tij. Evropë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e “keqbërësve qeveritare dhe kryeministrave”, dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë.

E tradhtoi frika me anë të inkoshientit të tij: Saliu iu doli në mbrojtje gjyqtarëve, “sepse këta i kishte goditur Rama”. Jo, ata nuk i ka goditur Rama, por Bashkimi Evropian si politikë kushtesh për Shqipërinë. Atëherë, si mendoni ju, s’e di Saliu këtë fakt? Shumë e thjeshte, duke mos i rënë dot Fylës dhe ministrave të BE-së që kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim në Shqipëri, i ra Ramës. Por Rama ka përcjellë fjalët e poetikës së BE-së për Shqipërinë. Aaa…këtu fle lepuri: Berisha është i trembur. Tani ai kërkon vërtet mbrojtjen që do t’i vijë nga gjyqtarët e korruptuar, të cilët nuk i ka atakuar Rama, por politika perëndimore; në një kohë që Rama deri tani s’ka bërë asgjë në lidhje me korrupsionin e gjyqësorit në Shqipëri. Në fakt kjo ka qenë lidhja: një korporatë e vërtetë kriminale: “Unë abuzoj me qeverisjen, ju heshtni ose mbyllni çështjen; Juve abuzoni me drejtësinë, pasurohuni duke e shitur atë, sepse unë nuk iu ngas apo ngacmoj me shumicën parlamentare Prokurorin dhe Presidentin e Republikës. Por, ndërkohë, balanca është prishur; dhe kjo tregon edhe prishjen në fytyrë të Saliut.

Po Rama? Nuk mund të themi ende se ka apo nuk ka forcë që të vendosë moralitetin në Shqipëri. Por, edhe diçka: e dëshiron Rama vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë. Por kjo është domosdoshmëri: do apo nuk do Rama, di apo nuk di Rama, e rëndësishme është të dihet se shqiptarët do ta vendosin moralitetin, sepse tani që u futën në oborrin e Bashkimit Europian, është politika evropiane e këtij Bashkimi ajo që do ta çojë deri në fund dëshirën shekullore të shqiptarëve për moralitet në qeverisje dhe për drejtësi shoqërore.

Related Articles

Back to top button