Home / Politika / Berisha: Pas çdo udhëtimi, Rama i thotë Metës ‘më kërkuan arrestimin tënd, por s’do ta bëj’

Berisha: Pas çdo udhëtimi, Rama i thotë Metës ‘më kërkuan arrestimin tënd, por s’do ta bëj’

saliuIsh-kryeministri, Sali Berisha ashtu siç akuzonte në kohën kur drejtonte qeverinë u është rikthyer akuzave të forta për drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste.

Këtë herë Berisha nuk doli me dosje sicc bënte në kryeministri, por para gazetarëve rreshtoi akuza nga më të çuditshme për kryeministrin, Edi Rama, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn si dhe deputetë të tjerë.

Deklarata e Berishës:

Pasi e cilësoi këtë proces një pilulë antidepresive, ai dje, Edvin Kristaq Rama, nëdaljen e tij mediatike për statusin, shfrytëzoi statusin për një revanshprimitiv ndaj drejtësisë. Dhe paraqiti drejtësisë shqiptare si bajlozin e zi,si demonin që u ka zënë rrugën shqiptarëve drejt integrimit. Ai bëri fjalë këtu për gjykatës që bashkëpunojnë me trafikantët, me vrasësit dhe duhet t’u them qytetarëve se ai këtu nuk shpiku dhe se kjo është e vërtetë se ata janë dhe duhen ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit.

Por, duhet t’u them shqiptarëve se kryebajloz në rrugën e tyre të integrimit janë politikanët e inkriminuar dhe krimi në majat më të larta të politikës, janë lidhjet e Edi Ramës polivalente me krimin, janë sjellja e krimit në zyrat e shtetit në kuadër të “aleancës së qelbësirave”, janë lidhjet e tmerrshme me trafikun të qeveritarëve aktualë. Ky është kryebajlozi i zi në rrugën tonë drejt Europës.

Nuk ka gabim më fatal se mund të bëjë një qytetar sesa të anashkalojë e të mos vlerësojë pasojat e tmerrshme të lidhjes së qeveritarëve të tij me krimin. Sot universalisht dihet se parlamenti shqiptar ka vrasës, ka persona që kanë bërë vite të tëra burg për drogë dhe trafik prostitucioni. Sot dihet se kreu i ekzekutivit ka qenë i lidhur si mishi me thoin me bandën e “Rrugës së Kavajës”,shefin e së cilës ai e bëri drejtor.  Cili shqiptarë nuk i di këto? Cili është ai që nuk e di se në interceptimet e prokurorisë italiane dhe në policinë në Firencë, Edi Rama figuron një “darling” i “Bandës së Lushnjes”? Cili  shqiptar nuk e di lidhjet e tij direkt me “Hakmarrjen për Drejtësi”?Cili shqiptar nuk e di lidhjen e tij me “Bandën e Dritan Dajtit”?

A e dini ju të dashur qytetarë dhe qytetare sesi funksionon “aleanca”? Pas çdo udhëtimi, Edi Rama i thotë bashkëkryetarit tjetër se më kërkuan arrestimin tënd. por unë Lilo nuk do të arrestoj. A e dini ju se Edi Rama u thotë bashkëbiseduesve perëndimor se unë do të merrja armët kimike për të shpëtuar nga Ilir Meta. Dhe ata hapin sytë se çfarë është ky.

U ndala në të gjitha këto momente për t’u thënë shqiptarëve se ne paraqitemi si vendi dhe kombi më jo serioz në këtë mënyrë dhe kjo përbën një problem jashtëzakonisht serioz për ne dhe të ardhmen tonë.