Politika

Berisha: Këshilli i vrasjeve me porosi i thanë Llallës “Heto po deshe”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot takimin në kryeministri mes kryeministrit Rama, kryeprokurorit Llalla, kryeparlamentarit Ilir Meta, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të LSI-së, Spartak Braho.

berishaBerisha shprehet se në këtë takim Rama, Meta, Tahiri dhe Braho i kanë thënë kërkuar kryeprokurorit të hetojë po të dojë deklaratat e bëra dje nga Tom Doshi.

“Të dashur miq, Këshilli i vrasjeve me porosi në krye të parlamentit dhe ekzekutivit, Meta-Rama-Tahiri-Braho, thërrasin sot në kryeministri Prokurorin e Përgjithshëm me temën: Hajde dhe na heto po deshe”, thotë Berisha.

Më tej Berisha shton se, “I bëj thirrje Presidentit të Republikës të marrë çdo masë për të garantuar veprimtarinë normale të Prokurorisë së Përgjithshme, në kushtet kur kupola e krimit po bën çdo gjë të destabilizojë vendin. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që në këto momente kritike për shoqërinë shqiptare të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjitha ata zyrtarë të lartë të implikuar në një projekt makabër që do të zhyste vendin në një konflikt civil të paparë”

Ndërsa qytetarëve Berisha iu kërkon, “ të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar vendin, shoqërinë tonë nga krerët e krimit që drejtojnë sot Parlamentin dhe qeverinë e Shqipërisë’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button